UEFA tjetër “goditje” Rusisë, e përjashton nga EURO 2024!

vovalbania September 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
UEFA tjetër “goditje” Rusisë, e përjashton nga EURO 2024!

Shorti për raundet kualifikuese të Euro 2024 do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt. Por, ndërkohë, tashmë ka ardhur vendimi i parë. Federata Ruse e Futbollit, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi se UEFA ka vendosur të përjashtojë kombëtaren nga turneu, siç ka ndodhur tashmë me Ligën e Kombeve dhe Kupën e Botës.

“Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve për EURO 2024. Arsyeja është vendimi i marrë në shkurt nga UEFA për të përjashtuar të gjitha ekipet ruse nga garat që janë nën mbikëqyrjen e kësaj organizate, deri në një njoftim tjetër”- Shkruan Rusia.

Vlen të theksojmë se të gjitha këto vendime vijnë si pasojë e nisjes së luftës së rusëve në tokën ukrainase. Organizata më e madhe futbollistike në Europë nuk toleroi aspak, duke marrë masat e duhura ndaj përfaqësueses së njohur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE