Mohoi se kanë qenë në një lidhje, modelja Sumner Stroh “nxjerr bllof” Adam Levine!

vovalbania September 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mohoi se kanë qenë në një lidhje, modelja Sumner Stroh “nxjerr bllof” Adam Levine!

Së, fundmi pasi këngëtari Adam Levine mohoi se ka pasur lidhje me të, modelja Sumner Stroh e ka thumbuar duke shkruajtur në Instagram: “Dikush t’i japë këtij njeriu një fjalor”. Modelja pretendoi se Adam e kishte tradhtuar gruan e tij me të. Për me tepër, ajo publikoi dhe disa mesazhe, në të cilat këngëtari thoshte se donte që t’i vinte emrin e saj fëmijës që gruaja e tij po priste.

Modelja pohoi për ‘Page Six’ se ajo dhe Levine kishin një marrëdhënie fizike në 2021. Levine ka hedhur poshtë akuzat se ka pasur një lidhje 1-vjeçare me modelen ndërsa gruaja e tij, Behati Prinsloo ishte shtatzënë. Ata janë prindër të dy vajzave, Dusty Rose dhe Gio Grace dhe së fundmi konfirmuan se po presin fëmijën e tyre të tretë.

Por, historia e mesazheve flirtuese nuk mbaron me kaq. Të tjera akuza kanë ardhur në ‘adresë’ të Adam nga dy modele të tjera të cilat pretendojnë se këngëtari u ka dëguar mesazhe flirtuese në Instagram. Menjëherë pasi pretendimet e Sumner Stroh të cilat Levine i ka mohuar u bënë virale, një grua e quajtur Alyson Rose ndau mesazhet e saj të supozuara me këngëtarin e Maroon 5.

Një grua tjetër, komediania Maryka, ndau në Story në Instagram mesazhet e supozuara me Levine, i cili edhe asaj i thoshte se ishte i fiksuar pas saj. Rikujtojmë se Levine është i martuar me modelen e ‘Victoria’s Secret’, Behati Prinsloo që nga viti 2014. Dyshja kanë vajzat Dusty Rose, 5 vjeçe dhe Gio Grace, 4-vjeçe dhe janë në pritje të fëmijës së tretë të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE