Zelensky, mesazh rusëve: Lëreni Putinin, që të mos vriteni një nga një!

vovalbania October 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zelensky, mesazh rusëve: Lëreni Putinin, që të mos vriteni një nga një!

Dita e 221-të e luftës në Ukrainë, ku vazhdon kundërofensiva ukrainase e bombardimet nuk ndalen. Pas çlirimit të Limanit, në Donjeckun e aneksuar nga Moska, presidenti Volodymyr Zelensky ngre tonet kërcënuese dhe paralajmëron rusët:

Nëse nuk zgjidhni problemet tuaja me atë që nisi këtë luftë të pakuptimtë, pra Putinin, do të vriteni një për një! Përveçse në Liman, më shumë flamuj ukrainas po valëviten në Donbas e pas një jave do të ketë akoma më tepër. Në Liman vijojnë luftimet, por aty nuk ka gjurmë të pseudo-referendumit të aneksimit.

Në Donbas, Moska po kërkon fajtorë, duke akuzuar disa gjeneralë se dështuan. Kjo përbën një zile alarmi që kësaj here duhet dëgjuar në të gjitha nivelet e qeverisjes në Rusi.

Për guvernatorin e Luhanskut, Serhiy Haidai, “kontrolli i Limanit është faktor kyç për të rifituar më shumë territor, jo vetëm në Donjeck, por edhe në Luhansk.

E me luftimet që janë të ashpra, raportohet se në Kharkiv, një sulm rus kundër një makine, shkaktoi mbi 20 viktima, mes tyre 13 fëmijë e një grua shtatëzënë. Në pak orë, ky është i dyti sulm i këtij lloji kundër civilëve në Ukrainë.

Në një tjetër zhvillim të lidhur me luftën e që nisi më 24 shkurt 2022 me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin, në emër të një operacioni special ushtarak për çmilitarizimin e Ukrainës, ka një apel nga lideri çeçen. Pas tërheqjes së trupave ruse nga qyteti strategjik Liman në rajonin e Donjeckut, Ramzan Kadyrov i bën thirrje Moskës të shqyrtojë mundësinë e përdorimit në Ukrainë, të armëve bërthamore me potencial të ulët. Në një mesazh të shpërndarë në Telegram dhe ku i rikthehet kritikave të ashpra ndaj linjës ushtarake të Moskës, Kadyrov shprehet:

Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit të luftës në zonat kufitare e të vendoset përdorimi i armëve bërthamore, me potencial të ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49620 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE