Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis: Do ia them në sy Erdogan-it!

vovalbania October 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensionet Turqi-Greqi, Mitsotakis: Do ia them në sy Erdogan-it!

“Çfarë do duhet t’i them Erdoganit, do ia them në sy!” Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duket se i ka dhënë përgjigje të drejtpërdrejtë presidentit të Turqisë, Erdogan për tensionet dhe qëndrimet provokuese që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Gjatë darkës së liderëve që morën pjesë në Samitin e Komitetit Politik Europian në Pragë, Mitsotakis po fliste me presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe kryeministren e Estonisë Kaya Kalas kur tha se Erdogan nuk duhet të vërë më në dyshim sovranitetin e ishujve dhe të shkaktojë tensione.

Ndërsa sot, në takimin jo zyrtar tha: “Greqia nuk provokon kurrë, por përgjigjet me besim sa herë provokohet.”

Siç bëri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së,  Kyriakos Mitsotakis u shpjegoi 43 liderëve të pranishëm se ” nuk ka kuptim të akuzohet Greqia për rritjen e tensionit në Egje, kur Turqia është ajo që drejtpërsëdrejti ngre pyetje edhe për sovranitetin e ishujve grekë.”

Sipas kryeministrit grek, është e pamundur të ketë marrëdhënie të qeta midis Greqisë dhe Turqisë, për sa kohë që kjo retorikë vazhdon.

Kjo vjen pas deklaratave të Erdogan ndodhej për vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, nga ku dha një mesazh se do të bëjnë atë që është e nevojshme nëse sipas tij, vijojnë kërcënimet e  paligjshme të Greqisë.

“Ata kanë ishuj, kanë baza në ishuj por nëse kërcënimet e tyre të paligjshme do të vazhdojnë, durimi ynë do të soset. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Në momentin e duhur, do të vijmë natën befas”, tha rreth një muaj më parë Erdogan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49770 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE