Toyota merr ‘situatën në dorë’, pas problemeve të sigurisë nis prodhimin e automjetit të saj të parë elektrik!
Toyota Motor tha se do të rifillojë prodhimin e automjetit të saj të parë elektrik, bZ4X, pas rregullimit të problemeve të mundshme të sigurisë që kishin ndaluar shitjet e modelit të ri për më shumë se tre muaj. Prodhuesi më i madh japonez i automjeteve, tërhoqi 2,700 bZ4X globalisht në muajin qershor pasi zbuloi se ekzistonte rreziku që rrotat e makinës të ‘lirohen’.
Subaru Corp, një e pesta në pronësi të Toyota-s, gjithashtu duhej të tërhiqte njësitë e modelit Solterra, që zhvilloi së bashku me Toyota. Një njoftimin për tërheqje që iu dorëzua ministrisë së transportit të Japonisë nga Toyota në qershor thonte se kthesat e mprehta dhe frenimi i papritur mund të shkaktojnë lirimin e bulonit të qendrës, duke rritur rrezikun e daljes së një rrote nga automjeti.
Prodhuesi i automjeteve tha së fundmi në një dosje drejtuar ministrisë se do të sigurohej që bulonat e qendrës të zëvendësohen dhe të shtrëngohen siç duhet në versionet e reja të bZ4X. Përveç kësaj, Toyota tha se kishte identifikuar dhe rregulluar një problem të mundshëm me airbags në makinë. Disa jastëkë ajri ishin instaluar në mënyrë jo të duhur në fabrikë dhe rrezikonin të dështonin ose të shkaktonin lëndime për shkak të vendosjes së një rripi brenda montimit të jastëkëve të ajrit.