“Nuk ishte faji yt”,-thotë Shakira, por me kë e ka mendoni ju?

vovalbania October 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk ishte faji yt”,-thotë Shakira, por me kë e ka mendoni ju?

Postimi i fundit i Shakira-s në rrjetin social Instagram i ka habitur jo pak ndjekësit e saj. “Nuk ishte faji yt”,- shkruan këngëtarja dhe të gjithë janë të bindur që i adresohet Pique-s.

Këngëtarja kolumbiane, përmes një videoje të fundit shkroi “Nuk ishte faji yt”. Fansat e artistes janë të bindur se mesazhi i Shakira-s ishte në adresë të futbollistit të njohur, i cili nuk e ka pritur mirë as intervistën e fundit të ish-bashkëshortes së tij për “ELLE”. Shakira rrëfeu se sa e vështirë ka qenë jeta e saj pas këtyre ndodhive aspak pozitive.

Është e vështirë të flasësh për këtë, sepse ende nuk ka kaluar, sepse jam në sy të publikut, por edhe sepse ndarja jonë nuk është një ndarje e rregullt. Ka qenë e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi. Tepër e vështirë. Është vërtet e vështirë që të flas, veçanërisht pasi kjo është hera e parë që e trajtoj këtë çështje në një intervistë. Kam heshtur dhe thjesht jam përpjekur të përpunoj gjithçka.

Ndërkaq, kanë vetëm pak kohë që janë bashkë, por mes Pique dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia Marti kanë nisur debatet. Dyshja janë parë në udhëtime të ndryshme romantike ku janë ndjekur nga paparacët dhe kjo ka shkaktuar një debat të fortë mes të dyve. Clara së fundmi ka akuzuar yllin e Barcelonës se nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën.

Së fundmi një gjykatës spanjoll ka paralajmëruar yllin e popit Shakira se duhet të dalë në gjyq për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 14.5 milionë eurosh. 45-vjeçarja, u paralajmërua për herë të parë në korrik se mund të dënohej deri në 8 vjet pasi u akuzua për gjashtë akuza për mashtrim tatimor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE