Blinken: Nuk e braktisim Ukrainën, ndihmat humanitare dhe ekonomike vazhdojnë!

vovalbania October 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken: Nuk e braktisim Ukrainën, ndihmat humanitare dhe ekonomike vazhdojnë!

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken thotë se do të vijojnë të mbështesin Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Rusisë.

“Sapo fola me ministrin Kuleba për të përsëritur mbështetjen amerikane për Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Kremlinit këtë mëngjes. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, humanitare dhe sigurie në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka postuar në Twitter .

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres dënoi bombardimet e sotme ruse në Ukrainë si një “përshkallëzim të papranueshëm të luftës”.  Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i tij Stephane Dujarric .

 “Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i tronditur nga sulmet me raketa në shkallë të gjerë të kryera sot nga forcat e armatosura të Federatës Ruse në qytetet në Ukrainë, të cilat thuhet se shkaktuan dëme të gjera në zonat civile dhe shkaktuan dhjetëra vdekje dhe lëndime. Kjo përbën një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës dhe, si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë,” vuri në dukje Guterres.

Ushtria ruse ka filluar sulmet mbi qytetet ukrainase, ku 84 raketa kanë goditur qendrat e banuara. Një kamer e vendosur brenda një makine e cila ishte në lëvizje ka kapur momentin kur një raketë godet një objekt në qytetin ukrainas Dnipro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE