Rikthehet në vëmendje, Blinken telefonatë me Kurtin e Vuçiç për dialogun!

vovalbania October 11, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthehet në vëmendje, Blinken telefonatë me Kurtin e Vuçiç për dialogun!

Sekretari amerikan Antony Blinken ka zhvilluar sot biseda telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Shefi i qeverisë së Kosovës, me anë të një postimi në Tëitter ka bërë të ditur se në bisedë është folur mbi dialogun me Serbinë.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht detyruese që ka në qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë Presidenca serbe bën me dije se dialogu ka qenë temë bisedë edhe mes Vuçiç dhe Blinken.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të vendit tonë. Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiç për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiç prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE