Aktorja Martine McCutcheon humb njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj!

vovalbania October 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja Martine McCutcheon humb njeriun më të shtrenjtë të jetës së saj!

Aktorja e njohur britanike, Martine McCutcheon njoftoi së fundmi se vëllai i saj më i vogël Laurence John ndërroi jetë papritur në moshën 31-vjeçare pa asnjë shpjegim mjekësor. Ylli televiziv shkroi në Instagram se vëllai i saj i ndjerë, dizajner faqesh interneti do të martohej me të fejuarën e tij Jay Eaton, pas një muaji.

Me anë të një shkrimi emocionues në rrjetin social Instagram, aktorja 46 vjeçare shkruan:

Zemra ime është thyer përgjithmonë, vëllai im i vogël fatkeqësisht ndërroi jetë papritmas 2 javë më parë. Ai ishte vetëm 31 vjeç. Nuk ka asnjë shpjegim mjekësor se pse e humbëm kaq shpejt dhe ndërkohë që ne hetojmë më tej, duhet të pranojmë se asgjë nuk do ta kthejë më atë tek ne. Laurence John lindi kur unë isha 15 vjeçe dhe që nga momenti që e mbajta për herë të parë në krahë, u ndjeva kaq krenare dhe shumë mbrojtëse për të. Ai na bënte të gjithëve të qeshnim, asgjë nuk i pëlqente më shumë se të bashkonte njerëzit, qoftë nëse kjo ndodhte edhe me një qeshje. Kishte një zemër të madhe, më dha kaq shumë, ai ishte spiranca ime, radari im për atë cfarë duhet të kishte vërtet rëndësi në jetë. Ishte kaq krenar për mua dhe i thoshte të gjithë botës se unë isha motra e tij. Kam dashur gjithmonë ta mbrojë nga vendosja në qendër të vëmendjes dhe personazhet që mund të tërhiqeshin tek ai për arsyet e gabuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE