Fjalimi i Ramës për Kosovën, Gjekmarkaj: Kundërshtari im, por fjala e tij s’mund të kritikohet

vovalbania October 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjalimi i Ramës për Kosovën, Gjekmarkaj: Kundërshtari im, por fjala e tij s’mund të kritikohet

Fjalimi i Ramës për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës nuk mund të kritikohet lehtë, ka deklaruar deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj nga salla e parlamentit.

Ndonëse e Ramën e cilëson si kundërshtarin e tij që duhet të largohet sa më shpejt nga qeveria,këtë herë Gjekmarkaj ka rënë dakort me mesazhet që kryeministri dha një ditë më parë në Strasburg.

“Dje në Asamblenë e Këshillit të Europës u fol për Kosovën dhe kjo tregon se Kosova është shenjë në ndërgjegjen e tij. Foli dhe kryeministri i Shqipërisë, i cili është kundërshtari im politik, që çdo ditë të qeverisjes së tij e konsideroj shkelje të së drejtës, por fjalimi i tij dje për raportin e Dick Marty nuk mund të kritikohet lehtë. Ndoshta është më i kalkuluari që ai ka mbajtur. Por nga ana tjetër në këto 9 vite ai ka marrëdhëniet më të këqija me kryeministrat e Kosovës”, tha mes të tjerash Gjekmarkaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE