Mesa duket as Sarah Berisha nuk i rezistoi dot trendit më të ri modelit të flokëve!

vovalbania October 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesa duket as Sarah Berisha nuk i rezistoi dot trendit më të ri modelit të flokëve!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e mediave.

Së fundmi me anë të një Instastory, Sarah na ka treguar se ka bërë një ndryshim në ‘look-un’ e saj. Mesa duket as bukuroshja nuk i ka rezistuar dot trendit të kësaj vjeshte, si shumë prej vajzave të showbizit, duke i prerë flokët me baluke e mund të themi se edhe Sarah duket shumë bukur.

 

Së fundmi ka qenë blogeja ajo që ka ndarë një video ku teksa ka treguar se ka dalë me partnerin e saj dhe mikun e tyre, ish-konkurrentin e ‘BBV’, Kledi Hysa krahas ka zbuluar se çfarë e bezdis më së shumti te PM. Sarah gjithashtu nuk ka ngurruar të japë edhe në mesazh për vajzat ‘single’.

PM ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e tij në rrjete sociale ku një pjesë shumë e madhe e ndjekësve i kanë drejtuar pyetje për sa i përket raportit të tij me blogeren. Fillimisht, ndjekësit e pyetën se si u ndje Sara nga shakaja që ai i bëri me ‘propozimin’ e rremë, veprim që u komentua shumë në rrjet si një shaka e tepruar.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48839 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE