Bugatti nxjerr në treg orën inteligjente e bërë tërësisht nga karboni!

vovalbania October 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bugatti nxjerr në treg orën inteligjente e bërë tërësisht nga karboni!

Bugatti u bashkua edhe një herë me prodhuesin austriak të orëve inteligjente dhe prezantoi një seri të kufizuar të orëve të dorës të destinuara për atletët dhe aventurierët. Tregu i orëve inteligjente është rritur në mënyrë drastike vitet e fundit dhe ka vënë në dispozicion teknologjitë e avancuara për një segment më të gjerë të popullsisë. Kur bëhet fjalë për Bugatti dhe VIITA, nocioni i disponueshmërisë duhet të merret me rezervë.

Bugatti Carbone Limited Edition është ora e parë inteligjente e bërë tërësisht nga karboni. Kështu, pavarësisht instalimit të një baterie më të madhe me kapacitet 540 mAh (+22%), masa tani është 13% më e vogël. Në përdorim normal, bateria zgjat 15 ditë dhe me GPS vazhdimisht ndezur, kohëzgjatja bie me disa ditë, sipas Bugatti.

Sensori GPS është jashtëzakonisht i saktë. Ai përdor një sensor të dyfishtë për të matur rrahjet e zemrës dhe ofron absolutisht të gjitha funksionet si orët më të mira sportive, nga rekomandimet për pushim dhe stërvitje deri te mosha biologjike dhe niveli i stresit.

Është i papërshkueshëm nga uji deri në 100 metra. Është një ekran Amoled i ndjeshëm ndaj prekjes me një rezolucion prej 390×390 piksele. Mbështet 16.7 milionë ngjyra dhe ndodhet nën një kristal safiri. Ndërkaq, oora do të shitet në numër të kufizuar prej vetëm 2500 kopjesh dhe kushton 2500 euro.

Rikujtojmë, se seria 8 e ardhshme e Apple Watch është në gjendje t’i tregojë një përdoruesi nëse ai ka temperaturë. Sipas mediave të huaja, kjo do të mund të bëhet duke u bazuar në temperaturën e trupit, nëse është më të lartë se normalja, falë një sensori të ri të integruar. Ndryshe nga një termometër tradicional i dedikuar, Apple Watch nuk do t’u japë përdoruesve një lexim të drejtpërdrejtë të temperaturës aktuale të trupit, por në vend të kësaj do t’i paralajmërojë drejtpërdrejt përdoruesit nëse ‘beson’ se kanë ethe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE