Grupi i Alibeajt merr vendimin, pranon daljen me një kandidatit të përbashkët në zgjedhje, por kundërshton…

vovalbania October 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grupi i Alibeajt merr vendimin, pranon daljen me një kandidatit të përbashkët në zgjedhje, por kundërshton…

Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha mblodhën kolegjin e kryetarëve  në selinë e PD në Durrës pasditen e sotme.

Takimi kishte si temë konsultimin e drejtuesve të PD në qendër dhe bazë rreth situatës politike dhe zgjedhjeve vendore.

Në takim është  diskutuar me kryetarët e degëve edhe për bisedimet Bardhi-Paloka, të cilat kanë si qëllim bashkimin e PD-së.

Sipas informacioneve, mësohet se në takimin mes Alibeajt-Bardhit dhe kryetarëve të degëve është dhënë dakordësi për negociatat për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Por siç mësohet, është kundërshtuar formula që kandidatët të dalin përmes primareve.

Primaret janë propozuar nga Komisioni i Rithemelimit. Në dy javët e ardhshme do ketë një kohë të dedikuar për takimet mes Bardhit dhe Palokës. Në 6 nëntor do mblidhen emrat e kandidatëve për primaret, ndërsa në 13 nëntor do prezantohem. Në datën 4 dhjetor do zhvillohen primaret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE