Zgjedhjet presidenciale në Slloveni!

vovalbania October 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet presidenciale në Slloveni!

Në Slloveni, personat me të drejtë vote, sot janë thirrur të votojnë në zgjedhjet presidenciale, në të cilat garojnë tre kandidatë kryesorë, por është e paqartë se cili do të jetë fituesi. Sondazhet kanë sugjeruar se asnjë prej tyre nuk do të mund të sigurojë mbi 50 për qind të votave për të fituar zgjedhjet që në raundin e parë. Kjo nënkupton se dy emrat më të votuar do të përballen në balotazhin e muajit të ardhshëm.

Referuar rezultatave të anketave të deritanishme në Slloveni, ish-ministri i Punëve të Jashtme, i djathti Anze Logar do të arrijë të fitojë 30 për qind të votave, i ndjekur nga kandidatja e pavarur e qendrës, Natasa Pirc Musar, me rreth 20 për qind të tyre. Ndërkaq, socialdemokrati Milan Brglez, i cili ka edhe mbështetjen e qeverisë sllovene, parashikohet të marrë 17 për qind të votave, pra më dobët se dy rivalët.

Në garën për kryetarin e ri të shtetit u regjistruan shtatë persona. Zgjedhjet e sotme në Slloveni, shtet anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, shihen si test me rëndësi për qeverinë liberale. Kjo, në mesin e një krize që është nxitur nga lufta ruse në Ukrainë e që vazhdon prej 8 muajsh.

Presidenti aktual, Borut Pahor, ka shërbyer për dy mandate të plota pesëvjeçare dhe nuk mund të garojë për një mandat të tretë, pasi ligji nuk e lejon diçka të tillë. Ndërkohë, gjatë dy mandateve, Pahor ka tentuar që të jetë një urë mes ndarjeve në skenën politike të Sllovenisë, vend që ende është burim i shumë tensioneve politike.

Shpesh, Pahor cilësohet nga publiku edhe si ‘president i Instagram-it’, për shkak të përdorimit masiv që iu bën rrjeteve sociale. Qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale të kësaj të diele do të mbyllen në orën 19:00 e rezultatet e para pritet të dalin dy orë më pas, pra më 21:00 të mbrëmjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE