Avokati Adriatik Lapaj: “Jam bërë pishman që i kam dal kundër Ramës për…”

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Avokati Adriatik Lapaj: “Jam bërë pishman që i kam dal kundër Ramës për…”

I ftuari i dytë në këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte avokati Adriatik Lapaj. Mes shumë pyetjeve ngacmuese nga Salsano dhe Adi, z. Lapaj na tregoi shumëçka lidhur me politikën.

Cili është sipas avokatit një nga politikan që duhet të largohet nga pushteti?

Atë e vendos gara, po ndaluam te emrat e humbëm betejën.

Sipas z. Lapaj cili duhet të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike, Sali Berisha apo Alibeaj?

Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë që të tërheqë në politikë vlera të reja dhe të mos ngelet te emra të përveçëm që kanë 20-30 vite në politikë.

Po vetë, Adriatik Lapaj e mendoj se do t’i futet botës së politikës?

Do futem në politikë patjetër një ditë.

Cila do të ishte gjëja e parë që avokati do të bënte nëse do të ishte kryeministër?

Do mbaja një fjalim për mësuesit, do i thoja që do kujdeseni për fëmijët dhe nivelin e mësimit që të jetë ndryshe dhe unë do kujdesem për pagat dhe xhepat tuaj.

Çfarë mendimi ka z. Lapaj për tërheqjen e ligjit për shpifje që nxori kryeministri i vendit para 4 vitesh?

Shpifja dhe sot dënohet dhe gjykohet, por në jetën publike të këtij vendi abuzohet dhe nëse ka një gjë unike që unë jam bërë pishman dhe tani do thoja jam pro atij projektligji është pikërisht ai, sepse ndonjëherë populli thotë duhet ta heqësh në lëkurë që ta ndjesh. Unë mendoj që këtu duhet të vendoset një fre. Nuk janë gazetarë të gjithë, gazetarë janë ata që bëjnë gazetari jo ata që vënë gjoba. Rama u tërhoq se i dolëm ne kundër dhe unë jam ndër ata që them, ‘po kam bërë gabim për këtë gjë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48637 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE