‘Minjtë heronj’ tani do të shpëtojnë jetë njerëzish! Në raste fatkeqësish natyrore, miqtë e vegjël ju vijnë në ndihmë!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Minjtë heronj’ tani do të shpëtojnë jetë njerëzish! Në raste fatkeqësish natyrore, miqtë e vegjël ju vijnë në ndihmë!

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet dhe uraganet kanë aq forcë, sa mund të rrafshojnë qytete të tëra. Puna më e vështirë mbetet për ekipet e shpëtimit, të cilat gjenden përballë luftës me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga rrënojat.

Por duket se minjtë-heronj do të jenë tashmë ndihmë e madhe për ta. Një projekt, i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge, po i përgatit këto krijesa të vogla për t’i nisur në situata fatkeqësie.

Mbi shpinë, atyre i vendosen çanta ku lidhet një kamera e cila dërgon sinjal të drejtpërdrejtë në një sistem monitorimi. Çanta fiksohet mirë në një jelek të vogël me ndriçim.

Minjtë aktualisht po mësohen të kërkojnë të mbijetuar në një simulim të ndihmës nga fatkeqësitë. Ata duhet së pari të gjejnë individin e synuar në një dhomë të pabanuar, të shtypin një çelës në jelekun e tyre për të aktivizuar një sinjalizues dhe më pas të kthehen në bazë për t’u shpërblyer me ushqim.

Ndërsa brejtësit janë ende në fazat e hershme të trajnimit, APOPO po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë të Eindhoven për të zhvilluar një çantë shpine, e cila është e pajisur me një videokamerë, mikrofon me dy drejtime dhe transmetues vendndodhjeje për të ndihmuar reaguesit e parë të komunikojnë me të mbijetuarit.

Projekti i cili ishte ideuar prej kohësh, mori formë vetëm kur hallka kyçe e realizimit të tij, inxhinieri Sander Verdiesen, vendosi të jepte dritën jeshile. Studimet e tij ndër vite, në aplikimin e teknologjisë në përmirësimin e jetës, gjetën vend në projektin e APOPO dhe së bashku, bënë të mundur këtë risi që mund të shpëtojë shumë jetë.

Ai shprehet se trajnimet e deritanishme kanë shkuar shumë mirë dhe se vështirësitë fillestare të minjve për t’u orientuar me çantën, ikën shpejt. Donna Kean, shkencëtare dhe drejtuese e projektit ka thënë gjithashtu se:

Minjtë janë shumë  kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë. Kjo i bën ata perfektë për këtë plan-projekt ambicioz. Por përveç dëshirës për aventurë, përmasat e vogla dhe aftësia e shkëlqyer e nuhatjes janë gjithashtu të rëndësishme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE