“Vatican Girl”, seriali që po shkakton makthe te njerëzit!

vovalbania October 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vatican Girl”, seriali që po shkakton makthe te njerëzit!

“Vatican Girl” është një serial i ri i Netflix i bazuar në ngjarje të vërteta, ndërsa shikuesit janë shqetësuar nga përmbajtja. Seriali i vërtetë i krimit merret me rastin e 15-vjeçares Emanuela Orlandi, e cila u zhduk pa lënë gjurmë pasi u largua nga ora e muzikës në Romë në vitin 1983. Deri më sot, ajo nuk është gjetur kurrë që do të thotë se është zhdukur për më shumë se 39 vjet por të gjitha provat sugjerojnë se Vatikani është i përfshirë.

Këtë gjë e bën edhe më të tmerrshme fakti se në vitin 2001 aty u gjet një kafkë e vogël, ndonëse asnjëherë nuk u konfirmua se i përkiste vajzës së zhdukur. Pas zhdukjes së vajzës adoleshente, shumë raportuan pamjet e saj, përfshirë edhe vet Vatikanin, por nuk u konfirmua kurrë me siguri se çfarë i kishte ndodhur asaj.

Në trailer, familja Orlandi shpjegon se heshtja është gjëja më e dhimbshme që mund të durojë një familje. Megjithatë, ajo përfundon me sugjerimin se e vërteta më në fund është zbuluar në këtë mister dekadash, me një sugjerim nga traileri që rrit mundësinë që adoleshentja të ishte droguar. Ndër reagimet e para ndaj serialit, shikuesit vunë në dukje se ishin të magjepsur njëkohësisht nga komploti, por edhe të shqetësuar nga insinuatat për përfshirjen e Vatikanit.

Njëri prej tyre tha se kishte makthe për shkak të serialit, ndërsa në të njëjtën kohë shumë rekomandojnë që ai duhet shikuar. Rikujtojmë, se një film i ri horror ka bërë që shikuesit të humbin mendjen për shkak të skenave shqetësuese, ndërsa vet producenti ka lëshuar një paralajmërim për njerëzit e ndjeshëm. “Terrifier 2” ka nisur shfaqjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë po merr shumë vlerësime.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51152 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE