Eduart Grishaj nuk e paska pasur edhe aq të lehtë punën me Arbanën si aktore!

vovalbania October 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Eduart Grishaj nuk e paska pasur edhe aq të lehtë punën me Arbanën si aktore!

Regjizori Eduart Grishaj së fundmi është në qendër të vëmendjes, jo për shkak të marrëdhënies me partneren e tij, Arbana Osmanin apo për lajme të mediave rozë, por për shkak të punës së tij në filmin Sofia. Pasi mori disa cmime të rëndësishme në disa festivale ku projekti filmik mori pjesë, tashmë debutimi i tij në kinema në Shqipëri e më gjërë është gati dhe do të ndodhë shumë shpejtë. Pikërisht në lidhje me këtë ka folur regjizori i njohur në intervistën e fundit për “Euronews”, ku ndër të tjera sigurisht u pyet edhe për rolin që Arbana ka në film dhe sa e lehtë apo e vështirë ishte të punoje me të.

Sipas Grishajt, edhe pse në pamje të parë mund të duket ndryshe, puna me partneren e tij si aktore nuk është edhe aq e thjeshtë

“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”

Ndërkohë ai konfirmoi atë që moderatorja kishte thënë më parë, se roli i saj në film është pikërisht roli i vetja, si prezantuese e “Dua të të bëj të lumtur”

“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– u shpreh Eduarti, duke ndarë kështu edhe faktin se partnerja e tij është edhe kritikja, por edhe fansja e tij më e madhe.

Nga ana tjetër, ai foli edhe për familjen e tyre, teksa kujtojmë se së fundmi cifti janë bërë prindër edhe të një vajze, Zoit.

“Fëmijëve nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit, pavarësisht se ne kemi punuar të dy. Deri tani Zoi është më e lidhur me Arbanën, është shumë e vogël. Unë mbaj çunat, Arbana gocën. Unë kam përgjegjësi vetëm për emrin e Diellit, Zoit ia ka gjetur emrin Arbana. Zoi do të thotë jetë. Zoi është shumë e vogël dhe tani ka nevojë për Arbanën”- zbuloi Eduarti, ndërsa të gjithë presim me padurim të shohim filmin “Sofia”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE