75 milion euro të BE-së për Kosovën në përballimin e krizës energjetike!

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
75 milion euro të BE-së për Kosovën në përballimin e krizës energjetike!

Bashkimi Europian pritet të ndajë 75 milion euro si ndihmë të menjëhershme për Kosovën në përballimin e krizës energjetike. Kjo u bë e ditur sot nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila vizitoi Prishtinën para ndalesës në Tiranë, në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, deklaroi:

Ne do të finalizojmë të gjitha procedurat e nevojshme deri në fund të vitit që ju të mund të merrni fondin që në janar.

Aktualisht, Europa po përballet me krizë energjetike, si pasojë e luftës së Rusisë në Ukrainë. Furnizimi me gaz për ngrohje, por edhe energji elektrike është paralajmëruar se do të vështirësohet gjatë këtij dimri. Presidentja Osmani falënderoi BE-në për këtë mbështetje dhe tha:

Eshtë vendimtare që BE-ja të na qëndrojë pranë e të na mbështesë me përballje me krizat, si ajo energjetike.

Shumicën e furnizimit me energji elektrike, Kosova e siguron përmes prodhimit me qymyr. Nevoja për import të energjisë rritet gjatë dimrit, pasi kapacitetet vendore nuk mbulojnë nevojat për gjithë vendin.

Përveç mbështetjes së menjëhershme për krizën aktuale, Von der Leyen tha se pritet investim tjetër prej 500 milion eurosh për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Duam t’ju ndihmojmë në pavarësinë tuaj energjetike. Do të ofojmë mbështetje të fortë për të ndërtuar kapacitete të reja, për të zëvendësuar qymyrin me energji të ripëritshme.

Zyrtarja e lartë europiane foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ju dëgjoj qartë në çështjen e liberalizimit të vizave. E dini se keni një aleat dhe mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave. I keni përmbushur të gjitha kushtet.

Komisioni Europian e ka rekomanduar dy herë liberalizimin e vizave për Kosovën. Por, në diskutimet brenda Këshillit të BE-së ka shtete, përfshirë Francën, që vënë në diskutim kushte të reja sa i përket liberalizimit.

Detyra jonë është të bindim të gjitha vendet e Këshillit Europian.

Më 13 tetor, zyrtarët e Francës kushtëzuan procesin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit të sigurisë në Europë, ETIAS.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE