Degjeneron në dhunë kampionati i moshave U-21, plas grushti mes lojtarëve të Erzenit dhe Partizanit, dy futbollistë në spital!

vovalbania April 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Degjeneron në dhunë kampionati i moshave U-21, plas grushti mes lojtarëve të Erzenit dhe Partizanit, dy futbollistë në spital!

Ka degjeneruar në dhunë fizike mes lojtarëve ndeshja e kampionatit të moshave U-21 mes Erzenit dhe Partizanit teksa luhej në stadiumin “Tofik Jashari” në Shijak.

Në përfundim të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2, lojtarët e dy skuadrave kanë nisur të përplasen verbalisht mes tyre dhe më pas janë goditur mes tyre dhe me sende të forta.

Dy prej tyre kanë përfunduar në urgjencën e spitalit të Durrësit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa të tjerë janë thirrur në polici për të dhënë dëshmitë e tyre mbi ngjarjen. Futbollistët e këtyre ekipeve i përkasin moshave 17-21 vjeç.

Kujtojmë se një sherr i ngjashëm mes skuadrave të moshave të reja, ndodhi edhe mes skuadrave të Vallaznisë dhe Partizanit në mars të këtij viti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49127 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE