Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, Von der Leyen: Kur të përfundojë do vizitojë për herë të parë bregdetin tuaj

vovalbania October 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hekurudha e re Tiranë-Rinas-Durrës, Von der Leyen: Kur të përfundojë do vizitojë për herë të parë bregdetin tuaj

Presidentja e KE Ursula von der Leyen ka inspektuar nga afër punimet për hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, e cila ka vlerësuar projektin e teksa pati edhe një premtim se do të ndalet në bregdetin shqiptar për herë të parë, atëherë kur gjithçka të përfundojë.

“S’kam qenë kurrë në bregdetin tuaj dhe do të ndodh kur ta inaugurojmë trenin”, tha Ursula von der Leyen.

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, njëherazi edhe ironitë, duke thënë se më pak kohë i është dashur për ndërtimin, sesa procedurat.

“Më pak kohë ndërtimi, se procedurat”, tha Rama.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se investimi është 70 mln euro, 50% janë grant dhe pjesa tjetër nga BERZH. Ajo do të përfshirë 39 km hekurudhë me shpejtësi 120 km për orë dhe do të përfundojë në fillim të vitit 2024.

“Përfshin 10 stacione të reja. Investimi është 70 milion euro, 50% janë grant nga BE dhe të tjera nga BERZH. Kemi realizuar 30% të volumit të punës. Shpejtësia maksimale do jetë 120 km për ora, besojmë se do e përfundojmë në fillim të 2024. Do të jetë hekurudhë 39 km e gjatë”, tha Balluku.

Duke prezantuar projektet, Rama tha se hekurudha do të kalojë përmes gjelbërimit dhe nuk do të shtrihet një rrugët ekzistuese po do të jetë krejtësisht e re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE