Berisha mesazh presidentit Erdogan: E papranueshme ndërhyrja jote!

vovalbania October 28, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Berisha mesazh presidentit Erdogan: E papranueshme ndërhyrja jote!

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë!” do të jetë slogani i Partisë Demokratike për protestën e thirrur në Tiranë, më 12 nëntor. Ndërkohë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, sot zhvilloi takimin e përjavshëm me gazetarët, ku u fokusua te protesta e paralajmëruar e opozitës, muajin e ardhshëm. Sipas tij, “zemërimi i qytetarëve, biznesit të vogël, familjarëve dhe pensionistëve është i papërmbajtshëm, për shkak të çmimeve të larta”.

Shqipëria po zien nga zemërimi dhe revolta e qytetarëve të saj, e bizneseve të vogla, të cilët presin në ankth të madh të nesërmen, për të shkak të lukunisë së taksidarëve që është derdhur mbi ta, po zien në çdo familje shqiptare, për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Po zien tek çdo i ri, që sheh te Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërrvrasës. Po zien te çdo pensionist që qan me lotët e ftohta e mjerimit sepse nuk siguron kafshatën dhe nuk blen dot ilaçet me pensionin e tij. Po zien te qindra mijëra punonjës në këtë vend, që me pagën mizerabël që marrin, nuk përballojnë dot as gjysmën e muajit.

Po ashtu, Berisha tha se çdo deputet dhe anëtar i PD duhet të jetë në protestën e 12 nëntorit.

Çdo deputet, çdo anëtar dhe simpatizant i PD, është i ftuar dhe në vlerësimin tim, i detyruar të marrë pjesë në protestën antiqeveritare, antiregjim absolutar të datës 12 nëntor. I detyruar moralisht.

Në lidhje me vendimin e ERE-s për fashën 800 kW, kryetari demokrat u shpreh se “preken të paktën 60% e qytetarëve shqiptarë dhe preket e tërë shtresa e mesme, goditet shtresa e mesme”.

Edi Rama do përgjigjet për këtë vendim, në një kohë që udhëton vetë me dhjetëra miliona euro charter.

Ndërkohë, kishte një mesazh për presidentin e Turqisë, Erdogan:

Dua t’i them haptas, presidentit të Turqisë, se puna që bën për pushtetin e Edi Ramës është në kundërshtim flagrant me interesat e shqiptarëve. Aktet prej vasali që kryen Edi Rama, nuk shërbejnë, nuk funksionojnë aspak në një bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.

Nuk mundet presidenti i Turqisë të diktojë se cila shkollë duhet të funksionojë, se cili ministër i Jashtëm duhet të jetë apo jo. Unë nuk kam simpati për Ditmir Bushatin, por nuk mund të ndërhyjë ai që ta largojë.

Nuk mund të ndërhyjë presidenti i Turqisë se kush është kryemyftiu, se këtë nuk e bën as kryeministri dhe presidenti shqiptar. Këto janë të papranueshme!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE