Rama: ERE nuk vendos rritjen apo uljen e çmimit të energjisë!

vovalbania October 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: ERE nuk vendos rritjen apo uljen e çmimit të energjisë!

Në një takim me operatorë turistikë në Peshkopi, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “ERE nuk vendos të rrisë apo të ulë çmimin e energjisë, por qeveria”.

ERE vendos çmimin, ky është çmimi i tregut, pastaj a vendoset fasha, a nuk vendoset fasha, a vendoset çmimi kaq apo aq, kjo është politikë që e bëjmë ne, nuk e bën ERE. Direkt titujt shkatërruan nervat e miletit çdo ditë, “rritet çmimi i energjisë”. E kupton? Në kohë lufte, kur gjithë bota flet për solidaritet, për mirëkuptim, jo për të qenë dakord si gjejmë zgjidhjet, por për të qenë dakord për faktet. Si mund t’ia thuash një mileti që është i shqetësuar? Ja thua, sepse ti nuk je i interesuar për asgjë tjetër përveçse ta shqetësosh miletin deri në pikën që ta tërbosh fare, ta nxjerrësh në rrugë për të rrëzuar qeverinë.

Le të hidhen përpjetë, të dalin dhe të thonë jo 22 milion euro, por 220 milion euro i kushtoi kryeministri këtij populli me avionin. E vërteta është që falë atij avioni promocional dhe falë një marrëveshjeje që kemi bërë, udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të Kryeministrisë krahasuar me atë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë dhe nuk dua t’iu bëj juve t’ju përzihen zorrët që me mëngjes.

Po ashtu, bëri të ditur se qeveria po mendon për një taksë të jashtëzakonshme vetëm për tokën e papunuar.

Fermerët nuk mund ta mbajnë tokën e papunuar, ose ta punojnë ose ta japin me qira, ndryshe do të paguajnë qimet e kokës siç e bën gjithë bota.

Fermeri duhet t’i adaptohet tregut se nuk do blejë shteti mollën, por do ta blejë tregu. Tregu kërkon këtë lloj molle e jo atë mollë, e ndërkohë hedh mollën dhe tallet me satelitët ndërkohë që ai komshiu vet i shet mollët jashtë dhe i përdor satelitët dhe ai normalisht duhet të ankohej.

Jo, ai shkon i merr me qira jashtë shtetit shërbimet satelitore për mollët, llogarite. Kështu që, kjo është vështirësi shumë e madhe sepse vendoset një pengesë shumë e vazhdueshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE