Flor Gjini zbulon prapaskenat që i bëri Erjona Rusi për ta larguar nga emisioni: Kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e ‘Top Channel”…

vovalbania November 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Flor Gjini zbulon prapaskenat që i bëri Erjona Rusi për ta larguar nga emisioni: Kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e ‘Top Channel”…

Flor Gjini dha së fundmi një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, ku foli për largimin e tij nga Top Channel. Ai tha se i ishte propozuar të bënte dhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in” e “Dancing With the Stars”, mirëpo në momentin që do bënin marrëveshjen në letër ishin shkruar fjalë të tjera.

“Doja të kuptoja se sa besohej tek unë, te puna që do bëja dhe sa do vlerësohesha. Secili nga ne kërkon më shumë. Nuk ishte kërkesë e imja e drejtëpërdrjetë por ramë dakord që përveç “Shqipëria Live” të bëja edhe “Gold Room-in” dhe “Fun Club-in”. Në momentin që do të bënim marrëveshjen, nuk e pashë fjalën që kishim biseduar, të shkruar në letër”, tha Flori.

Më tej, moderatori u pyet rreth marrëdhënies së tij me Erjona Rusin dhe tregoi se nuk kanë raport shoqëror me njëri-tjetrin. Flori zbuloi se Erjona kishte kërkuar ta drejtonte e vetme “Shqipëria Live”. Ai shtoi se nuk e ka ndjekur emisionin e saj të ri dhe e krahasoi me Luana Vjollcën.

Megjithatë duket se kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ai vendosi të shkëputej nga “Shqipëria Live”, teksa rrëfen se edhe marrëdhënia e tij me ish-kolegen dhe partneren në ekran, Erjona Rusin, nuk ishte aq e mirë sa dukej. Flori u shpreh se ata nuk ishin miq, edhe pse kishin një marrëdhënie profesionale, megjithatë gjatë kohës që ai realizonte “Pushime on Top”, Rusi kishte bërë një mbledhje me drejtuesit e televizionit duke shprehur dëshirën që programin ta bënte vetëm, madje të merrte edhe autorsinë e tij. Gjithsesi Gjini tha se largimi i tij nuk ishte si “plotësim i dëshirës” së ish-koleges, por një vendim që kishte ardhur pasi kishte marrë parasysh gjithcka dhe mbi të gjitha një test ndaj vetes.

I pyetur nëse e kishte ndjekur programin e saj të ri, moderatori i Euronews tha se, “jo nuk e kam ndjekur por më doli një foto e saj në rrjet dhe për një moment mendova se ishte rikthyer Luana Vjollca”…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE