Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë, Mitsotakis: Ju falënderoj që na u bashkuat për të luftuar zjarret në Aleksandropoli!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë, Mitsotakis: Ju falënderoj që na u bashkuat për të luftuar zjarret në Aleksandropoli!

Kryeministri grek, Kyrakios Mitsotakis ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që dha me dërgimin e zjarrfikësve drejt vendit fqinj. Ai ka shkruar:

Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri.

Kryeministri grek ka falënderuar aleatët e Greqisë për ndihmën që ata po japin në fikjen e zjarreve masive që po djegin qindra hektarë në gjithë vendin.

Në betejën me frontet e zjarrta, Greqia nuk është vetëm, partnerët dhe aleatët i qëndrojnë pranë dhe i falënderojmë.

Lideri grek thekson gjithashtu se “ndërsa Greqia lufton me zjarret në pyje, zjarrfikësit, pilotët, policët dhe gratë e burra po punojnë pa u lodhur për të mbrojtur jetët, pronat dhe pyjet tona. Ata nuk janë vetëm. Pranë tyre qëndrojnë partnerët dhe aleatët. I falënderojmë për ndihmën e tyre”.

Fillimisht ai i referohet Qipros dhe presidentit Nikos Christodoulidis për ndihmën në përpjekjen për shuarjen e zjarreve në Greqi, me dërgimin e dy avionëve Air Traktor, që operojnë në Aleksandropoli. Më pas  vazhdon me Rumaninë dhe Presidentin Klaus Iohannis që dërgoi 12 automjete dhe 56 zjarrfikës në Aleksandropolis . Falenderon gjithashtu Republikën Çeke dhe kryeministrin Petr Fiala që dërgoi një helikopter zjarrfikës në Athinë,  Kroacinë dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç që dërgoi një Canadair ,Gjermaninë  dhe Suedinë që dërguan secila nga dy Air Traktor, të cilët operojnë në Athinë .

Mesazhi për Shqipërinë vjen pasi ministri i Mbrojtjes Vassilis Kikilias i ka kërkuar ndihmë ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga dhe telefonatës me  ministrin Niko Peleshi, ndërkohë që në mesditë organet greke kishin refuzuar ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare.

Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht nga pala greke. Sipas deklaratave, shkaku i kthimit ishte “u plotësuan nevojat nga vendet e tjera”, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, si dhe një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme./TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE