Rama: Berisha di t’i vërë flakën Shqipërisë! Për këtë e do Putini!

vovalbania November 08, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama: Berisha di t’i vërë flakën Shqipërisë! Për këtë e do Putini!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Sali Berishën nga Kamza duke thënë se ka dhënë prova se di t’i vërë flakën Shqipërisë. Për këtë i referohet deklaratave se në protestën e 12 nëntorit do të marrin me dhunë kryeministrinë.

“Vetë non grata tha se më erdhi Donald Lu në zyrë dhe më vendosi dosjen e parave ruse dhe unë ja refuzova. Tani thotë e ka bërë “Brava”, por “Brava” i shkretë pa çelësin s’ka ç’bën fare, brava pa çelësin është një vrimë që nuk i duhet dreqit. Ky ka qenë dhe ky është çelësi.

Për çfarë e do Putini këtë? E do si çelës t’i mbylli derën dhe ti vëjë flakën Shqipërinë. Për t’i vënë flakën Shqipërisë e ka dhënë me prova që di ta bëjë.

Ne deri tani kemi arritur ta neutralizojmë armën e parë që është fatura e energjisë, që vjen poshtë derës me të njëjtin çmim përpara luftës dhe përpara krizës. Sepse pjesën tjetër të çmimit nuk e paguani ju por e paguan qeveria përmes buxhetit, në mënyrë që asnjë familje të mos e ndiejë goditjen e çmimit të energjisë”, tha Rama.

Duke u ndalur te emigrimi i të rinjve, Rama u shpreh se pavarësisht të gjithë ‘tymnajës’ së krijuar, largimi i tyre nuk është përgjegjësi i politikës. Sipas Ramës nuk ka asnjë poltikan, i cilisëdo klase politike që mund t’i mbyllë portat shqiptarëve.

Këtë qëndrim, Rama e ndërlidhi me faktin se për të ikja e të rinjve nga vendi është një trend i historisë.

Edhe me të rinjtë në Kamzë Rama ceku sërish pasqyrimin e deklaratave të Berishës në Daily Mail për situatën e vendit aktualisht. Ashtu sikurse edhe në deklaratat e mëparshme, Rama e ka cilësuar ish kryeministrin si një llum dhe se nuk i duhen vendit por as dreqit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49231 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE