Pasi mikesha që i dhuroi veshkën e hoqi nga Instagrami vjen reagimi i Selena Gomez!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi mikesha që i dhuroi veshkën e hoqi nga Instagrami vjen reagimi i Selena Gomez!

Së fundmi, këngëtarja Selena Gomez i është kundërpërgjigjur fansave dhe mikeshës së saj Francia Raísa-s. Rikujtojmë, se në një intervistë të fundit për ‘Rolling Stone’, Gomez u shpreh se Taylor Swift është mikesha e saj e vetme në industri. Mirëpo, komenti nuk i pëlqeu aspak mikeshës së saj Francia Raisa, e cila i ka dhuruar veshkën këngëtares në vitin 2017. Citimi u nda nga E! News në Instagram, ku aktorja 34-vjeçare Raisa komentoi duke thënë:

Interesante!

Më vonë ajo e bëri unfollow Selena Gomez-in në Instagram. Fansat nxituan ta mbrojnë Selena-n pas komentit, duke theksuar se këngëtarja po fliste qartë për miqtë e saj në industrinë e muzikës. Ndërkaq, në një klip të Stephanie Tleiji në TikTok ku kjo e fundit shpjegonte grindjen e perceptuar, Selena shkroi:

Më vjen keq që nuk përmenda çdo person që njoh.

Dyshja janë mikesha që nga viti 2007 dhe kur Gomez zbuloi se vuante nga Lupusi, një gjendje kronike autoimmune dhe kishte nevojë për një veshkë për të shpëtuar jetën, Francia u tregua e gatshme për t’i dhuruar veshkën e saj. Rikujtojmë, se së fundmi Selena ka rrëfyer mbi betejën e saj të vazhdueshme me sëmundjen e Lupusit. Artistja rrëfeu një episod kur u përkeqësua në një ekstrem në vitin 2020, saqë ajo e gjeti veten në dhimbje torturuese kudo në trup.

Së fundmi, mamaja e Selena Gomez ka zbuluar se shikimi i dokumentarit tronditës të yllit, “My Mind & Me”, do t’a lëndojë, në një bisedë të re të sinqertë në podcastin e Jay Shetty, On Purpose. Në bisedë, Mandy Teefey tha se nuk dëshiron të shikojë dokumentarin e vajzës së saj, i cili tregon vështirësitë e saj për shëndetin mendor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE