Zbuloni arsyet pse elefanti e gomari janë simbolet e republikanëve dhe demokratëve amerikanë!

vovalbania November 09, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbuloni arsyet pse elefanti e gomari janë simbolet e republikanëve dhe demokratëve amerikanë!

Dy partitë kryesore politike në SHBA simbolizohen nga dy kafshë, elefanti për republikanët dhe gomari për demokratët. Ato shfaqen në çdo cikël zgjedhor, me ilustrime gomari dhe elefanti që shfaqen në karikaturat e panumërta politike, reklamat e fushatës, përfshirë edhe në internet. Simbolet e këtyre dy kafshëve datojnë në shekullin XIX, rreth 150 e 200 vjet më parë.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 1828 të Andrew Jackson-it, i cili u bë presidenti i shtatë i SHBA-ve, kundërshtarët e tij e etiketuan me një term të pahijshëm duke e quajtur (jackass) sinonim i fjalës “gomar”. Në vend që të refuzonte termin poshtërues, Jackson e pranoi atë dhe në vend që të ofendohej, ai u argëtua me këtë etiketim dhe përdori imazhin e një gomari në posterat e fushatës zgjedhore.

Më pas, Jackson mposhti presidentin e atëhershëm John Quincy Adams, duke u bërë kështu presidenti i parë demokrat i SHBA-ve dhe përdori gomarin si simbol të partisë. Megjithatë, u deshën disa dekada përpara se gomari të bëhej sinonim i të gjithë Partisë Demokrate, kur karikaturisti politik, Thomas Nast ndihmoi në popullarizimin e simbolit duke e përfshirë në karikaturat e tij gjatë viteve 1870.

Përdorimi i elefantit nga republikanët pati një rrugëtim tjetër.

Vetë Partia Republikane u formua në vitin 1854 dhe gjashtë vjet më vonë, Abraham Lincoln u bë anëtari i saj i parë i zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, në vitin 1860. Gjatë Luftës Civile Amerikane, e cila filloi në vitin 1861 gjatë mandatit presidencial të Lincolnit, u shfaq imazhi i një elefanti, si një simbol i republikanëve në një karikaturë politike e një gazetë ilustrimi.

Ushtarët përdorën termin “të shohësh elefantin” si një shprehje që do të thotë të përjetosh luftimet dhe Thomas Nast më vonë e përdori kafshën në karikaturat e tij politike që portretizonin Partinë Republikane. Në vitin 1874, Nast përdori elefantin në revistën “Harper’s Weekly” dhe ky ishte momenti kur elefanti filloi të pranohej si simbol i Partisë Republikane duke u bërë sinonim i partisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49445 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE