Akuzat për Berishën, Rama: Si u gatua “Çorba e Rublave”!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për Berishën, Rama: Si u gatua “Çorba e Rublave”!

Ndërsa për në orën 16:00, opozita ka thirrur një protestë kombëtare me moton: “Shqipëria në rrezik, protesto! T’i dalim zot bashkë”, kryeministri Edi Rama sjell fakte, që sipas tij vërtetojnë si “opozita e rublave i ka ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg”. Rama publikon njoftimin zyrtar të zyrës së shtypit të Kryeministrisë, mbi takimin në Tiranë të Berishës kur ishte kryeministër me kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës, Konstantin Kosachev, një muaj para votimit të rezolutës në KiE. Në Twitter, shkruan:

Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar ‘shumë e rëndësishme’ nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata.

Një muaj përpara bashkimit të duarve për t’i ngulur thikën pas shpine Kosovës dhe Shqipërisë në Strasburg, Çorba e Rublave është gatuar në Tiranë gjatë një vizite të përfaqësuesit të Putinit, e vlerësuar “shumë e rëndësishme” nga zyra e vulëhumburit tanimë të damkosur: NonGrata! pic.twitter.com/fzXx9nUyJW

— Edi Rama (@ediramaal) November 12, 2022

Edhe Taulant Balla i bën jehonë takimit të para 12 viteve të Berishës me zyrtarin rus dhe reagon me një postim në Facebook, ku kryetari i grupit parlamentar socialist shprehet se “tradhëtia ka emër”:

TRADHËTIA KA EMËR!

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse, Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE