Ukraina rimori Khersonin, por përballet me rreziqe të reja!

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina rimori Khersonin, por përballet me rreziqe të reja!

Rikthimin në Kherson të forcave ukrainase, presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi si “ditë historike”, por zyrtarët paralajmërojnë se në të ardhmen do të ketë përpjekje të vështira. Kjo edhe pse liderët e vendosur nga Rusia më në lindje të Ukrainës kanë sinjalizuar tërheqje të re të forcave ruse. Gjatë një adresimi drejtuar kombit mbrëmë vonë, Zelensky u shpreh:

Moment historik! Ne po kthehemi në Kherson. Mbrojtësit tanë janë në periferi, ndërsa njësitë speciale, në qytet. Banorët e Khersonit ishin në pritje, ata kurrë nuk e braktisën Ukrainën. Shpresa për Ukrainën është gjithmonë e justifikuar dhe do të marrë atë që i takon.

Ndërkohë, Zelensky i përshkroi si “ferr” betejat në rajonin lindor të Donjeckut. Forcat ruse dhe ato pro-Moskës vazhdojnë luftimet e ashpra për të mbajtur nën kontroll territoret. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se dje neutralizuan 650 trupa ruse, por ky pretendim nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, ndonëse lë të kuptohet se Kievi po vazhdon me vetëbesim kundërofensivën për të rimarrë territorin e pushtuar.

Njoftimi i zyrtarëve rusë se forcat e tyre po tërhiqen nga Dnjepër, lumi që gjendet në rajonin e Khersonit, u konsiderua si sukses i madh i kundërofensivës ukrainase në jug të vendit. Tërheqjen e Rusisë nga Khersoni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cilësuan “fitore të jashtëzakonshme” për Ukrainën. Ndërkohë, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, parashikoi se “dështimi strategjik” i Moskës në Kherson do të shoqërohet me mëdyshje në mesin e publikut rus lidhur me luftën në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase thanë se “stabilizuan” zonën, teksa po përballen me detyrën e vështirë në Kherson për të çaktivizuar bombat e po ashtu, për të siguruar ujë, energji elektrike, si edhe nevojat më bazike për qytetarët.

Para se të largoheshin nga Khersoni, pushtuesit shkatërruan të gjithë infrastrukturën kritike: komunikimet, ujin, ngrohjen dhe energjinë.

Një tjetër shenjë e presionit ukrainas ndaj forcave pushtuese është se administrata e zgjedhur nga Rusia në qarkun Hahovka, në lindje të Novaja Kherson, njoftoi se po largon stafin “në një territor më të sigurt”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48775 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE