Mbi 30 kilogramë, kapet peshku më i madh në botë!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbi 30 kilogramë, kapet peshku më i madh në botë!

Një peshk i madh dhe i kuq është kapur së fundmi në Francë. Peshkatari Andy Hackett ka kapur më të madhin në botë, që peshon 30,5 kg. “Gjithmonë e kam ditur që një peshk i tillë ishte diku rrotull, por nuk e mendoja kurrë se mund ta kapja një ditë. Pata fat”, tha ai. Sipas mediave angleze, këtij peshkatari iu deshën 25 minuta që ta kapte këtë peshk të kuq të rrallë.

Rikujtojmë, se më parë mendohej se peshqit që zbukurojnë akuariumet e shumë shtëpive, hoteleve apo lokaleve kanë një hapësirë kujtese prej vetëm tre sekondash. Por shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, kanë vërtetuar se këta peshq kanë kujtesë të mirë dhe sens orientimi gjatë lundrimit.

Për studimin e tyre studiuesit stërvitën 9 peshq që të përshkonin një distancë të caktuar duke i shpërblyer ata në fund. Shkencëtarët zbuluar se peshqit mund të kujtojnë gjëra që u kanë ndodhur deri në pesë muaj më parë. Kurse lloje të tjera peshqish, si krapi, kanë një hapësirë edhe më të gjatë memorie. Në eksperiment ata shmangën për tre vjet një lloj karremi, sepse një nga peshqit kishte rënë pre e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50069 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE