Një vështrim në pushimet familjare të Arbana Osmanit!

vovalbania July 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një vështrim në pushimet familjare të Arbana Osmanit!

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të talentuara dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është e njohur për shumë projekte televizive që kanë bërë bujë dhe së fundmi ajo po moderon Big Brother Vip, një emision që është shumë i ndjekur por dhe i vështirë në të njëjtën kohë. Megjithatë, ajo ia ka dalë më së miri dhe ka shkëlqyer. E kush do ta bënte më mirë se ajo?

Pas përfundimit të këtij edicioni të dytë të BBV, moderatoria kohën ia ka kushtuar fëmijëve të saj dhe bashkëshortit që gjithashtu është dhe regjizori i emisioneve që Arbana bën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Ajo para pak orëve ka postuar një video në Instagramin e saj, ku ndan me fansat një pjesë të pushimeve së bashku me bashkëshortin Eduart Grishj dhe fëmijët e saj, që e mbështesin në çdo projekt që moderatorja bën. Ata në video shfaqen shumë të lumtur dhe duket se po i shijojnë pafund këto pushime, pas një pune dhe një suksesi si ai i BBV.

Ata kanë tre fëmijë dhë janë shumë të lumtur. Së fundmi ata bënë dhe dasmën e tyre në Itali në Toskana, ku ishin të ftuar vetëm rrethi shoqëror i ngushtë i tyre. Por një nga kërkesat që çifti kishte dëshirë ishte që mos të bëheshin foto e video pasi nuk donin që dasma e tyre të ishte në internet dhe kjo dëshirë e tyre u respektua nga të ftuarit dhe nuk publikuan asnjë detaj nga dasma.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49344 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE