Gazetari i njohur zbardh detaje të reja për Gerti Shehun: I kam zbuluar së fundmi

vovalbania December 07, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gazetari i njohur zbardh detaje të reja për Gerti Shehun: I kam zbuluar së fundmi

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje të reja për Gert Shehun i cili goditi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën  ditën e djeshme gjatë protestës.

Ferhati është shprehur për Thimi Samarxhiun se agresori kishte një kanal në YouTube ku postonte video në formën e citimeve dhe poezive.

Gazetari ka pohuar se përmbajtjet që ai postonte lidheshin me qeveritarët dhe politikën në vend ndërsa në Tiktokun e tij, Shehu bullizohej nga njerëzit.

“Ditën e djeshme janë komunikuar dy akuza dhe është shtuar akuza e plagosjes së rëndë me dashje. Gert Shehu kishte një kanal të tij në YouTube që postonte video ose citime të cilat ishte krijuar në formë poezie. Ai fliste për politikën për problemet e Shqipërisë, për qeveritarët, për patronazhistët. Ishte kundër të gjithëve. Në tik tok është bullizuar nga njerëzit. Këto janë detaje që kam zbuluar së fundmi”, deklaroi Ferhati.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE