Sërish shpërthime gjatë natës në veri të Kosovës, SHBA apelon: Shmangni tensionet!

vovalbania December 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sërish shpërthime gjatë natës në veri të Kosovës, SHBA apelon: Shmangni tensionet!

Shpërthime të tjera janë dëgjuar gjatë natës në Kosovë. Shpërthimi ka ndodhur pas orës 23:00 të mbrëmjes në Mitrovicë, ndërsa njëri prej tyre është dëgjuar në lagjen Tri Rrokaqiejt. Policia nuk ka dhënë detaje për shpërthimin, nëse ka ose jo persona të lënduar.

Për këtë situatë të tensionuar ka reaguar edhe DASH, ku në një reagim për Zërin e Amerikës, një zëdhënës i DASH ka dënuar sulmet.

“Përdorimi i eksplozivëve nuk është kurrë një metodë e pranueshme proteste dhe rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi për VOA.

DASH i ka bërë thirrje sërish Kosovës dhe Serbisë që të ulen në dialog dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin çdo veprim apo deklaratë që do të përshkallëzonte më tej tensionet.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE