“Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

vovalbania December 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vrasjen e dua sot”, gazetari i njohur zbardh dosjen e Naim Murselit: Si e planifikoi krimin javë më parë

Gazetari Laurent Berisha, i ftuar në një emision televiziv, zbardhi dosjen e Prokurorisë për Naim Murselin, i cili vrau gruan e tij, Liridona Ademajt, në një plan të inskenuar.

“I tërë plani ka filluar javë më parë. Momentin kur Naim Murseli ka kontaktuar Kushtrim Kokollën dhe i ka kërkuar ndihmë. Kushtrim Kokolla i ka premtuar Naimit që do ta ndjekë çështjen. Më pas i ka kërkuar një takim, gjatë bisedës së sipër, takimi zhvillohet dhe një javë para se të ndodhte akti makabër, sipas dosjes së Prokurorisë ka ndodhur ky takim. Në ditën kritike Naimi telefonin Kokollën dhe i thotë së duhet të kryer patjetër kjo punë. Naimi kërkon numrin e telefonit të Dorosit nga familjari i tij Kokolla. Vazhdon rasti tutje, duke inskenuar një lloj grabitje”, tha gazetari.

Pse insistonte ta kryente këtë vrasje?

“Nuk janë specifikuar këto në dosjen në Prokurori. Gjatë një bisede e sipër, Naimi i tregon që ka mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, dhe Kokolla i ofron zgjidhje”, tha Berisha.

A është bërë bisedë tjetër?

“Nuk kemi informacione të tjera, këto kemi të vetmet që kemi.Shifra 30 mijë euro është përmendur nga Dorasi. Granit Plava e ka pranuar që Naimi i ka premtuar këtë shumë që do jepej në dy pjesë”, tregon ai.

A ka pasur grindje mes tyre dhe si ishte gjendja ekonomike?

“Çifti thuhet se ishte në proces divorci, gjithashtu thuhet se Naimi ka blerë një vilë tjetër për të jetuar, që mund të jetë rreth 150 mijë euro-200 mijë euro”, shton gazetari.

Gazetari tregon që fëmijët janë duke qëndruar tek prindërit e Naimit, pasi sipas vëllait të viktimës, e kanë pranuar që të rrinë tek prindërit e Naimit, për t’i ruajtur ata pasi fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka vdekur. Sipas familjarëve viktima nuk ka thënë asnjëherë që ka pas probleme me Naimin, pra nuk ka pasur njohuri se çfarë e ka pritur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE