Dëborë në veri, ARRSH: Qarkullimi pa probleme!

vovalbania December 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dëborë në veri, ARRSH: Qarkullimi pa probleme!

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu e dëbore në veri të vendit, por nuk raportohen vështirësi në lëvizje. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, në akset Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë e në Qafë Thore-Theth qarkullimi kryhet pa probleme, pavarësisht reshjeve të dëborës.

Autoriteti Rrugor i bën apel drejtuesve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. Me mjete e punëtorë, kontraktorët janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Sot vendi do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, me masa ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Kryesisht, moti do të jetë i vranët dhe me intervale të pakta me diell pasdite, në pjesën jugore të territorit shqiptar. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar, në formë shtrëngatash. Në relievet malore në zonën e verilindjes ka reshje bore. Temperaturat variojnë nga 2-19 gradë celcius.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje, me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me deri në 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48774 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE