Fitore minimale ndaj Kukësit, Partizani rimerr kreun e renditjes!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fitore minimale ndaj Kukësit, Partizani rimerr kreun e renditjes!

Partizani e ka mbyllur me fitore javën e 14-të të Kategorisë Superiore dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e tabelës.

Kryeqytetasit morën fitoren minimale 2-1 ndaj Kukësit, në një ndeshje që u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit.

Ishte Bitri ai i cili zhbllokoi sfidën duke realizuar në minutën e 25’, ndërsa në minutën e 30’ Skuka dyfishoi rezultatin për Partizanin.

Në pjesën e dytë verilindorët tentuan të reagonin me Basa-n që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’, por nuk mundën që të dilnin me një pikë nga kjo përballje.

Pas raundit të 14-të Partizani kryeson me 26 pikë, një më shumë se Tirana e vendit të dytë, por me “bardheblutë” që kanë zhvilluar një ndeshje më pak, ndërsa Kukësi qëndron në vend të tetë me 12 pikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49203 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE