Moti me shira, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në veri!

vovalbania December 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti me shira, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në veri!

Moti i keq me reshje shiu të dendura që përfshiu vendin ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në akset rrugore, kryesisht në rajonin verior. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se po vazhdon puna për pastrimin nga mbetjet e ngurta në të gjitha akset nacionale. ARRSH bën të ditur se është bërë pastrimi nga rënia e gurëve apo materialeve në Qafë Mejdan, Lezhë-Vau i Dejës, në Bajram Curri-Fierzë, në Kukës e tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Autoriteti apelon:

Grupet e punës janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore!

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se në dispozicion të Bashkisë së Shkodrës, Agjencia e Mbrojtjes Civile ka vënë mjete të kalueshmërisë së lartë dhe ujore, në ndihmë të banorëve në njësinë Ana e Malit, fshati Obot.

Si pasojë e reshjeve të shumta orët e fundit aksi kryesor i kësaj rruge është bllokuar, duke e bërë të pakalueshme nga mjetet e vogla. Ndërkohë vijon tërheqja e ujit në disa sipërfaqe toke në Bërdicë, Guri i Zi e Velipojë. Punonjës të ARRSH janë duke punuar për pastrimin e dherave në akset Theth-Breglumi, Darragjat-Shirq, njësia administrative Dajç si dhe në rrugën e Lumit të Vlorës në vendin e quajtur ” Qafa e Pëllumbit”. Tërheqje të ujit ka edhe nga sipërfaqet në qarkun e Lezhës, në njësinë Balldren, ish-këneta e Torovicës, në zonën e Laçit, ish kënetën e Gjonëmit.

Sipas raportimeve hidrovorët punojnë normalisht, nën kuotat kritike. Kuotat e lumenjve Drin, Gjadër dhe Mat janë normale. Në fshatin Kishavec, bashkia Dibër janë evakuuar disa bagëti, për shkak të depërtimi të ujit nga përroi i fshatit, ndërsa po punohet për riparimin e dëmtimeve në urën e Çikut. Në fshatrat Toplane-Serme, njësia administrative Temal dhe në zonën e Vermoshit, punonjësit e OSHEE ndodhen në terren për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në këto zona. Ministria e Mbrojtjes informon se në të gjitha qarqet e tjera të vendit situata paraqitet normale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE