“Jo që është sukses po super rekord…”, Don Xhoni ka një falenderim për ndjekësit e tij!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Jo që është sukses po super rekord…”, Don Xhoni ka një falenderim për ndjekësit e tij!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projekti më i fundit në fakt padyshim që do ia mbushi zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ së fundmi ka  publikuar EP-në e tij të parë (mini- album). Ky album përbëhet nga 4 këngë, të cilat mesa duket janë pëlqyer shumë nga publiku, pasi vetëm pak më parë reperi me anë të një postimi në Instastory ka treguar se ende pa kaluar 24 orë albumi ka kaluar 2 milionë klikime në platformën YouTube.

Mbi 2 milionë klikime pa i mbush 24 orë nga publikmi i EP-së vetëm në YouTube, po ashtu mbi 250k streams në Spotify, kjo jo që është sukses po super rekord! Jam shumë falenderues dhe mirënjohës për krejt komentet dhe mbështetjen për krejt komentet dhe mbështetjen që ma keni bo. Kom hala shumë për të dhënë në treg e për këtë popull tonë të dashur. Shumë dashuri nga Boki.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 33 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48457 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE