Ke vendosur të bëhesh nënë pas moshës 40-vjeçe?! Mendohu dy herë pasi të lexosh këtë studim!

vovalbania December 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ke vendosur të bëhesh nënë pas moshës 40-vjeçe?! Mendohu dy herë pasi të lexosh këtë studim!

Studimi i ri zbulon se, fëmijët e lindur nga nënat në të 30-tat e tyre, kanë mundësi të jenë më të mirët në klasë. Por, e njëjta nuk ndodhë me ata fëmijë, që kanë lindur kur nënat e tyre ishin në të 40-tat. Ata janë më pak të zgjuar dhe trupi i tyre është i prirur për mbipeshë. Këtë përfundim ka sjellë studimi i fundit nga Shkolla Ekonomike e Londrës, në bazë të një hulumtimi me 18,000 fëmijë.

Studiuesit kanë shikuar të dhënat e fëmijëve, duke marrë parasysh, moshën e nënës së tyre, se kur ajo ka lindur. Gratë që lindin në të 30-at, janë më të freskëta dhe të relaksuara, ndërsa të ardhurat dhe shkollimi i saj nuk mungojnë. Sipas studimit, gratë që kanë lindur fëmijë, pas të 40-tave, del të jenë më të lodhura dhe kujdesi i tyre mbi fëmijën, lë për të dëshiruar.

Ndërkaq, n vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur. Në të gjitha rastet lind pyetja: “Çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeçe. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47667 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE