Njihuni me Tahir Batallin, i riu që kandidon për Këshillin Bashkiak të Tiranës

vovalbania May 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njihuni me Tahir Batallin, i riu që kandidon për Këshillin Bashkiak të Tiranës

Tahir Batalli me origjinë nga Lura, ka lindur në vitin 1997 dhe është rritur në qytetin e Tiranës.

Pas mbarimit të shkollës fillore “28 Nëntori” vijoi shkollimim tek gjimnazi “Aleks Buda”. Ka përfunduar studimet bachelor në shkencat politike dhe ka kryer një master në degën e Administrimit Publik.

Aktualisht po ndjek një master të dytë në Gazetari dhe Komunikim pranë Universitetit të Tiranës. Prej moshës 17 vjeçare, evidentohet si aktivist duke u çertifikuar për një larmishmëri aktivitetesh ku spikat si pjesëmarrës. Në vitin 2017 mer çertifikikate nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj si Vullnetari i Vitit.

Krahas pjesëmarrjes në një seri aktivitetesh kulturore dhe artistike tashmë prej 5 vitesh mban titullin si drejtues i Forumit Rinor të Partisë Socialiste në Laprakë, ku shquhet për aktivizmin, energjinë dhe dëshirën për të punuar dhe për të spikatur në fushën e politikës. Tashmë është kanditat për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE