Aktori i madh amerikan Danny DeVito zbulon rrënjët e tij shqiptare!

vovalbania December 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktori i madh amerikan Danny DeVito zbulon rrënjët e tij shqiptare!

Aktori i madh amerikan Danny DeVito, ka zbuluar në një intervistë të dhënë së fundmi rrënjët e tij shqiptare. Gjatë pjesëmarrjes në një emision në YouTube, “The Always Sunny Podcast”, DeVito kujton se gjyshja e tij fliste një gjuhë të veçantë. Ylli i filmave u shpreh:

Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshet e mia është nga Kalabria dhe mu aty është Italia. Kur unë isha shumë i vogël ajo ishte në shtratin e vdekjes, histori tragjike… Ajo fliste një gjuhë që quhej gegë. Disa njerëz mund ta dinë çfarë është, është një gjuhë hibride shqiptare, një gjë italo-shqiptare. Gjyshi im nuk e pëlqente, sepse ajo e fliste me shoqet e saj. Kam takuar vetëm një njeri që e njihte këtë gjuhë, gjithashtu një person i lindur në jug të Italisë. Gjuha është shumë e bukur, e vetmja fjalë që njoh është “shiu”, një fjalë e bukur. Nuk ka lidhje fare me italishten apo arabishten, thuajse si muzikë.

DeVito i shtohet kështu listës së aktorëve të famshëm botërorë me origjinë shqiptare, si vëllezërit John dhe Jim Belushi, apo Eliza Dushku.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE