Balina i thotë dy fjalë për përplasjen Sara-Françeska

vovalbania March 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Balina i thotë dy fjalë për përplasjen Sara-Françeska

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Big Brother Radio” mbrëmjen e djeshme ka qenë Balina Bodinaku.

Ish-opinionistes së “Big Brother VIP” iu kërkua një mendim për debatin e ashpër mes dy banoreve, Sara-Franceska.

Balina tha se në këtë situatë përkrah më shumë Sarën për këto arsye:

“Unë nuk di ta bëj analizën e saktë të asaj se çfarë ka ndodhur sepse jo gjithçka duket qartë. Mendoj që elementi më pak i rëndësishëm në këtë histori është kush shtyu kë? Ne nuk duhet të ishin duke folur për këtë. Zarfi i Zi duhet të kishte ardhur që kur filluan ofendimet. Ky është një qëndrim i imi për çdo ngjarje në shtëpinë e BBV.

Dhuna verbale nuk është më pak dhunë se sa ajo fizike, është po aq e dënueshme. Tolerimi i dhunës verbale, le të themi normalizimi në njëfarë mënyre ka çuar edhe në situatën në të cilën është sot shtëpia e BBV, ku shikojmë një dhunë ekstreme e cila ka dalë jashtë kontrollit. Duket sikur kanë hequr dorë nga çdo lloj fantazie të menduari, dëshire për të luajtur. Po i bien shkurt kur janë në nominim i fusin një sherr, shahen dhe mendojnë se po qëndrojnë akoma ndërkohë që janë bërë bajate, vulgare, të rëndomta dhe të padurueshme.

Ai është një vetësakrifikim edhe i Sarës. Ajo nuk e di se çfarë ndodh jashtë. Në momentin që e bën këtë gjë ajo ose luan me bllofin ‘të dalë ku të dalë të shoh ku jam’ ose thjesht i ka ardhur në majë të hundës nga ato ofendime. Mendoj që në disa raste gjykimi që i është bërë Sarës për jetën personale, ka qenë për mua i tepruar dhe e ka bërë atë vajzë të ndihet e gjykuar”.

Sipas Balinës ja kush duhet të dalë dhe kush duhet të dënohet:

“Të them të drejtën nuk dua të dukem e njëanshme, nuk kam ndonjë simpati të veçantë për njërën apo për tjetrën por mendoj që agresioni i Françeskës ishte i pajustifikuar dhe ishte ai që e inicioi. Nëse një agresion ndalohet në moment nuk jep mundësi që të degradojë deri në atë pikë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE