Diskutimet për Zaporizhjan, Rafael Grossi nesër takon Putinin në Rusi!

vovalbania December 21, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diskutimet për Zaporizhjan, Rafael Grossi nesër takon Putinin në Rusi!

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Rafael Grossi, nesër viziton Rusinë për të diskutuar mbi krijimin e një zone sigurie rreth centralit bërthamor në Zaporizhja në jug të Ukrainës. Ky central ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës, në fund të muajit shkurt. Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin për bombardimet që kanë rritur shqetësimet për mundësinë e një katastrofe bërthamore.

Në tetor të këtij viti, Grossi takoi presidentin rus, Vladimir Putin, në kuadër të përpjekjeve të Agjencisë që drejton, për të parandaluar një aksident me pasoja katastrofike. Në atë kohë, shefi i Kremlinit, Putin u shpreh i hapur për dialog, rreth centralit bërthamor në Zaporizhja dhe ndau mendimin se situata është “shqetësuese”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy sot pritet të vizitojë Uashingtonin, në të parin udhëtim jashtë vendit, të bërë të ditur, që nga fillimi i agresionit rus më 24 shkurt. Sipas agjendës së publikuar nga zyrtarë amerikanë që nuk pranuan të identifikohen, Zelenskyy duhet të mbajë një fjalim para Kongresit e të takohet me homologun Biden.

Pothuajse çdo ditë, presidenti ukrainas u është drejtuar parlamenteve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare me video, teksa bashkëshortja e tij ka vizituar kryeqytetet e huaja, për të bërë thirrje për ndihmë kundër pushtimit rus. Vizita vjen një ditë, pasi kreu i shtetit zhvilloi një udhëtim të guximshëm e të rrezikshëm, në atë që e quajti “pikën më të nxehtë në vijën e frontit prej 1300 km, në qytetin Bakhmut” në rajonin e kontestuar të Donjeckut në Ukrainë.

Në Bakhmut, Zelenskyy-t iu dorëzua një flamur ukrainas që ai la të kuptohej se do t’ia jepte liderëve të Shteteve të Bashkuara.

Djemtë më dhanë flamurin tonë të bukur ukrainas me firmat e tyre. Nuk jemi në situatë të lehtë. Armiku po i shton forcat dhe njerëzit tanë janë më të guximshëm e kanë nevojë për armë më të fuqishme. Do t’ia japim Kongresit Amerikan, Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ne u jemi mirënjohës për mbështetjen e tyre, por nuk mjafton!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50188 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE