Turqia nuk heq veton, Suedia ende pengesa për anëtarësimin në NATO!

vovalbania December 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia nuk heq veton, Suedia ende pengesa për anëtarësimin në NATO!

Suedia ka dështuar në heqjen e vetos turke për anëtarësimin në NATO. Ministrat e Jashtëm u takuan të enjten në Ankara për të diskutuar mbi refuzimin e drejtësisë suedeze për të ekstraduar një gazetar turk të akuzuar për përfshirje në grushtin e dështuar të shtetit të vitit 2016. Shefi i diplomacisë turke e citoi rastin në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Nëse duhet të jemi aleatë në NATO duhet të konkretizojmë bashkëpunimin kundër terrorizmit. Bisedimet mes nesh vijojnë në mënyrë konstruktive. Fatkeqësisht, refuzimi për ekstradimin e gazetarit Bulent Kenes e ka helmuar këtë atmosferë”, tha Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë.

Nga ana e tij, homologu suedez, që ka shprehur mirëkuptim për shqetësimet turke, tha: “Dua të theksoj se ne i marrim zotimet seriozisht. Suedia ka një gjyqësor të pavarur dhe të gjitha çështjet shqyrtohen përmes këtij sistemi”.

Edhe pse kanë marrë pjesë shpesh herë në manovrat ushtarake të NATO-s, Finlanda dhe Suedia kanë mbajtur për dekada me radhë një politikë neutrale. Megjithatë, tre muaj nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës të dyja vendet aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën.

Turqia bëri të ditur se do të vendosë veton ndaj anëtarësimit nëse shtetet nordike nuk ndryshojnë rrënjësisht politikën e tyre të pritjes së kundërshtarëve të regjimit turk, që mbështesin edhe pavarësinë kurde.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49367 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE