Olta Gixhari, banorja e parë që futet në Big Brother Vip Albania. Aktorja përlotet kur flet për djalin dhe partnerin

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari, banorja e parë që futet në Big Brother Vip Albania. Aktorja përlotet kur flet për djalin dhe partnerin

Olta Gixhari është banorja e parë që ka prekur shtëpinë e Big Brother Vip Albania në këtë edicion të dytë të tij.

Ajo u shfaq në klipin prezantues duke thënë se qëllimi i saj është të krijojë kujtimin më të bukur të jetës.

Para se të futej brenda shtëpisë, Arbana Osmani e pyeti Olta Gixharin nëse ka ndonjë person të veçantë që do t’i dërgojë një mesazh sonte.

Kjo frazë e preku aktoren e cila është bërë nënë pak kohë më parë. Ajo i dërgoi një mesazh partnerit dhe djalit të saj duke thënë se të dy ata e dinë sa të shtrenjtë janë për të. “Të dy ata e dinë sa të shtrenjtë janë për mua. Është familja ime”, u shpreh ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE