Pediatria e Tiranës, çelet faza e dytë e investimit!

vovalbania December 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pediatria e Tiranës, çelet faza e dytë e investimit!

Në Spitalin Pediatrik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sot u shpërndanë dhurata për vogëlushët që aktualisht po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e ri. Në prag të Krishtlindjes, ato ua dorëzonte kryeministri Edi Rama, i cili ishte mes pacientëve të vegjël.

Ky spital  ka hyrë në fazën e dytë të rehabilitimit rrënjësor, falë investimit prej 6.6 milion eurosh, me 120 shtretër, ku përveçse pritet të ofrohen shërbime të modernizuara për pacientët e vegjël synohet të përmirësohen ndjeshëm kushtet e punës për personelin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu:

Faza e dytë parashikon gjithë rehabilitimin dhe forcimin nga themelet të gjithë Pediatrisë së Përgjithshme ku janë 120 shtretër dhe ku përfshihet shërbimi i dializës, pneumologjisë, pra të gjitha shërbimet që përfshin Pediatria e Përgjithshme. Kështu që, me fazën e dytë kompletohet i gjithë Korpusi i Spitalit Pediatrik këtu në QSUT. Eshtë investim i buxhetit të shtetit, prej 6.6 milion eurosh.

Manastirliu bëri të ditur se “është përmbyllur faza e parë e investimit me shërbime, të kirurgjisë, urgjencës dhe reanimacionit, të cilat janë me kapacitete maksimale”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE