Sara Hoxha ka dy fjalë për të thënë tani që jemi kaq pranë fundit të ‘DWTS’!

vovalbania December 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sara Hoxha ka dy fjalë për të thënë tani që jemi kaq pranë fundit të ‘DWTS’!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që është “Dancing With The Stars”, show magjik më i përfolur i momentit. Personazhet VIP pjesë e kastit së bashku me balerinët profesionistë na kanë dhuruar shumë emocione përgjatë të premteve dhe tanimë jemi thuajse në fund.

Një prej yjeve që na ka falur shumë emocione me kërcimet e saj është dhe Sara Hoxha e cila nuk ka patur pjesëmarrje të tilla më parë në ekran, megjithatë arriti të shkojë në finale dhe tani është në konkurrim me tre çifte të tjera për të marrë trofeun e spektaklit.

E gjatë kësaj kohe padyshim që bukuroshja është lidhur shumë me këtë program ndaj nuk ka ngurrar të ndajë disa fjalë tani që jemi kaq pranë fundit.

Si padashje kapa veten shumë të emocionuar nga kjo video, sa shpejt paskan ikur këto muaj. Sa shumë kam ndryshuar nga dita e parë deri sot dhe nuk flas vetëm në kërcim. Sa shumë emocione, sa kërcime të bukura që nuk do harrohen kurrë. Çfarë eksperience! Edhe një herë të fundit do japim maksimumin që ta marrin dhe kupën në shtëpi, mbyllet bukur kjo gjë. 

E ftuar në emisionin “Më lër të flas” Sara ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë dhe ka dhënë mendimin e saj për finalistët dhe konkurrentët e dobët.

Bukuroshja gjithashtu ka treguar edhe për planet që ka për të ardhmen. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE