SHBA ngre strukturën gjigante të emigrantëve në shkretëtirën e Texas, në pritje të fluksit!

vovalbania December 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA ngre strukturën gjigante të emigrantëve në shkretëtirën e Texas, në pritje të fluksit!

Në mes të një shkretëtire në perëndim të Texas një strukturë gjigante më e madhe se një fushë futbolli po ngrihet nga rojet kufitare amerikane, teksa administrata përgatitet valën masive Njerëzore që vjen nga kufiri me Meksikën teksa administrata Biden po anullon ligjin ‘Title 42’ për largimin e shpejtë të emigrantëve ilegalë nga vendi.

Impjanti i improvizuar supozohet të shërbejë si një qendër dhe mund të hapet prej kësaj jave, në varësi të kundërshtimit të ligjit të emigracionit nga 19 shtetet e kontrolluara nga republikanët që dëshirojnë të ruajnë politikën aktuale.

Autoritetet kufitare kanë tashmë një qendër proçesimi në El Paso, por nuk do të mund të përballojë fluksin e rreth 5,000 emigrantëve në ditë që priten.

Zyrtarët në El Paso kanë thënë më parë se rreth 20 000 emigrantë po presin në anën meksikane të kufirit për të hyrë në SHBA.

Zyrtarët thanë se kishin dërguar në El Paso edhe 400 punonjës kufitarë shtesë dhe 40 automjete brenda 72 orëve.

Dje 400 zyrtarë të armatosur të Gardës Kombëtare të Texas me mjetet e tyre ishin vendosur në anë të lumit kufitar Rio Grande, i cili ishte fortifikuar me konteinerë në formë barrikadash.

Ligji Title 42 i administratës pararendëse ishte vendosur në mars 2020 pas hyrjes së një rekordi prej më shumë se dy milionë emigrantësh ilegalë në vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48567 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE