Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse nuk kursyen civilët, OKB: Të paktën 6,884 të vrarë!

vovalbania December 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë/ Bombardimet ruse nuk kursyen civilët, OKB: Të paktën 6,884 të vrarë!

OKB-ja ka publikuar një bilanc të viktimave civilë të luftës, ku deri më tani raportohet për 6,884 ukrainas të vrarë.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) zbuloi se shifrat janë bazuar që nga nisja e luftës më 24 shkurt e deri më 26 dhjetor.

Në numrin e viktimave bëjnë pjesë 429 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër janë të moshave të ndryshme.

Sipas tyre kjo shifër mendohet të jetë relativisht më e lartë. Njëkohësisht u raportua edhe për 11 mijë persona të plagosur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE